Pas përmbytjeve, Këshilli i Ministrave të Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të provincave Ankona dhe Pesaro-Urbino.
Prej 24 orësh këto rajone ndodhen nën pushtetin e ujit.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan të paktën 9 viktima dhe 4 persona të zhdukur fati i të cilëve nuk dihet ende.
Më herët, edhe kryeministri Draghi vizitoi zonat e përmbytura.