Përmbytjet në Itali i kanë marrë jetën 1 personi, ndërsa 11 të tjerë raportohen ende të zhdukur. Ditën e sotme do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave i cili do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa do të akordohen edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para.
Fondi që do të alokohet do të përdoret për riparimin e disa rrugëve të bllokuara, strehimin e përkohshëm të qytetarëve që iu janë prishur banesat, apo për të siguruar ushqim dhe çdo nevojë tjetër për qytetarët në zonat e përmbytura.
Eleonora Sirabella është 31-vjeçarja që mbeti viktimë rrëshqitja e dheut në Ischia, ndërsa kërkimet për 11 të zhdukurit kanë vazhduar gjatë natës.
Kreu i Mbrojtjes Civile, Curcio, bën thirrje për kujdes për 48 orët e ardhshme, prandaj janë marrë masat edhe për evakuimin e rreth 200 personave.