Në NBA janë luajtur dje tetë ndeshjet e radhës për sezonin e rregullt, që tashmë po i afrohet fundit.
Spikat fitorja e Induan Pacers, teksa ekipi i drejtuar nga trajneri Carlisle u tregua i pamëshirshëm ndaj Washington Wizards, duke triumfuar me rezultatin e jashtëzakonshëm 109-162 në transfertë.
Një fitore rekord këtë kampionat për Pacers, kjo ishte edhe shifra më e lartë epikëve e pësuar nga vendësit, si dhe numri më i lartë i pikëve në total në një ndeshje të këtij sezoni.
Në 59 koshat që shënuan Pacers, plot 48 erdhën me asistime, ndërsa impresionuese ishin edhe të dhënat për 3-pikëshat, me 27 të realizuar nga 47 tentativa.
Nga 14 lojtarë që e shkruan në listën e shënuesve, nëntë mbërritën në dopioshifër, ndërsa më i miri ishte Tyrese Haliburton, autor i 29 pikëve.
Fitorja e dytë brenda pak ditëve nga Chikago Bulls kundër Los Angeles Lakers. Pas triumfit me +31 pikë të së dielës, “Demat” këtë fituan me rezultatin 119- 117 në një takim me shumë emocione.
Fundi i ndeshjes ishte për “infarkt”, teksa Lakers kryesonin me 5 pikë kur kishin mbetur edhe 13 sekonda lojë.
Por vendësit realizuan përmbysjen e madhe në harkun e 5 sekondave, falë dy 3-pikëshave nga Patrick Williams e Coby White. Më pas, penetrimi i Austin Reaves 4 sekonda nga sirena kaloi sërish përpara Lakers me 1 pikë.
Por edhe pse pa asnjë pushim në dispozicion, Bulls ia dalin, teksa Josh Giddey dhuron një magji nga mesi i fushës, duke i dhënë triumfin skuadrës në “frymën e fundit”. Ishte pikërisht australiani edhe lojtari i ndeshjes, protagonist me tripletë dyshifrore: 25 pikë, 14 kërcime dhe e 11 asistime. Për Lakers nuk mjaftuan i 30 pikët e Reaves dhe 25 pikët e 10 asistimet e Luka Doncic.
Burimi: botasot.info