Përmbyllet trajnimi i UEFA & FSHF mbi sigurinë në finalen e Conference League

February 19, 2022
min lexim

Janë përmbyllur me sukses kurset e para të trajnimit “Train the trainers for stewarding”, që u organizuan në bashkëpunim mes FSHF-së dhe UEFA-s përgjatë javës së fundit në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ky event u zhvillua në kuadër të përgatitjeve intensive për organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Europa Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Në ditën e fundit të kursit u shpërndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit, të cilët do të jenë të angazhuar si trajnues të stjuartëve në eventin madhështor, më të madhin që ka pritur ndonjëherë Shqipëria në historinë e futbollit për nga përmasat dhe rëndësia.

Një grup trajnerësh i specializuar nga UEFA dhe FSHF rreth sigurisë në stadiume për dhjetë ditë me radhë ka zhvilluar dy trajnime instruktorësh për të përgatitur trajnuesit e stjuartëve që do të marrin pjesë në këtë finale, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shërbimit për këtë finale.

Trajnuesit e stjuartëve kanë marrë mësime për dy fundjava rresht nga ekspertët e UEFA-s në lidhje me çështjet e sigurisë dhe shërbimit dhe më pas do të ndajnë njohuritë e tyre, duke trajnuar stjuartët e tjerë të kompanive private, në mënyrë që të jenë gati për të siguruar ndeshjen finale të UECL, ku llogaritet të jenë një numër prej rreth 600 stjuartësh.

Pjesëmarrës në këto dy kurse ishin punonjës të departamenteve të ndryshme në FSHF, oficerë sigurie të rretheve dhe tre oficerë të policisë. Bëhet fjalë për një trajnim shumë të vlefshëm e që do t’i shërbejë FSHF-së për të zhvilluar më tepër njohuritë rreth kësaj fushe të rëndësishme për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.

Në muajin mars, UEFA do të zhvillojë një tjetër trajnim, kësaj radhe të përbashkët mes stafit të menaxhimit të stadiumit, sigurisë dhe policisë, pra të gjitha organeve që punojnë për masat parandaluese. Ndërsa në prill, UEFA do të organizojë një trajnim tre ditor vetëm për policinë, në kuadër të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme, jo vetëm për FSHF-në, por për të gjithë Shqipërinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëgjohen shpërthime të fuqishme në Donesk

Story i radhës

SHSKUK: 123 pacientë janë të hospitalizuar me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Të fundit nga

ShkoLartë