Manifestimi shkencor kulturor Drita e Gonxhes u përmbyll përmes një ekspozite retrospektive të përzgjedhur nga Dom Lush Gjergji. Ekspozita e kam në Zemër popullin tem pasqyron jetën dhe veprën e Nënës Terezë figura e së cilës është mbrojtur nga politikat tjetërsuese, ndërsa tani po shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme institucionale u tha me këtë rast.
“Pas disa viteve rezistencë për të ruajtur figurën e Nënë Terezës , ne po e shënojmë edhe ditëlindjen e saj edhe përvejtorin e largimit të saj nga kjo botë edhe përvjetorin e kanonizimit të saj në mëynrën më të mirë institucionale të mundeshme në Qeveri me mbëdhtejteje qeveritare në institucion shtetëror ITKSH dhe kjo është e arrituar më e madhe e rezistencës dhe besimit në vlerat hyjnore të Nënës terezë dhe veprës së saj dhe përpjekejt tona për të luftar politikat tjetërsuese monetnike dhe monofetare”, u shpreh zv/kryeministri i parë Artan Grubi.
ITKSH do të punojë edhe më tej në zbardhjen e veprës së humanistes shqiptare dhe do të insistojë që vepra e saj të mësohet nga gjenerat e reja.
“Ne si departament për trashëgimine e Gonxhe Bojaxhiut do të dalim me një nismë drejtuar MASH që të ofrojmë një pako edukativo pedagogjike me këshilat e përvojës jetësore të Nënë Terezës duke qenë pjesë fakultative e kurikulave arsimore kjo pako do të mund të ndihmojë shumë në ventilimin shpirtzëror të ahpsirave të mbylluar mendore”, theksoi drejtori i ITKSH-së, Skender Asani.
“Edhe vitin e ardshëm planifikojmë që këtij manifestimi ti japim kontura edhe më përmabjtësore, sepse synimi i në institucioni shtetëror është të mos pajtohet me atë që ka bërë dhe gjithmonë të gjejë shtigje për të ecur para kuptohet me mbështetje institucionale”, u shpreh kordinatori në ITKSH, Emin Azemi.
ITKSH edhe në të ardhmen do të punojë me përkushtim për dokumentimin e veprave dhe të arriturave të humanistes shqiptare dhe prezentimin e tyre para opinionit shqipfolës.