Përmbyllet edhe votimi i tretë për kryeministrin e Britanisë: Këta janë 4 kandidatët e fundit në garë

1 minut lexim

Rezultatet e votimit të tretë në garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore sapo janë shpallur nga Sir Graham Brady, kryetar i Komitetit të vitit 1922.

Kandidati me më pak vota do të largohet nga gara për të zëvendësuar Boris Johnson.

Rezultatet janë si më poshtë:

Kemi Badenoch – 58 vota
Penny Mordaunt – 82 vota
Rishi Sunak – 115 vota
Liz Truss – 71 vota
Tom Tugendhat – 31 vota

Kësisoj, Tugendhat largohet nga gara, ndërsa katër të tjerët i nënshtrohen një vote tjetër së shpejti.

Raundi i tretë i votimit u zhvillua në parlament pasditen e sotme, mes orës 18:00 dhe 20:00.

Dy kandidatët që do të mbesin në fund të garës, do të kenë mundësi të bëjnë fushatë të gjerë në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore. Gjithsej 160,000 konservatorë do të kenë të drejtën për të votuar në raundin e fundit, për të zgjedhur udhëheqësin e ri të Partisë Konservatore dhe njëherësh edhe të Mbretërisë së Bashkuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rama ka marrë fund, do i jepni një medikament?”/ Berisha i përgjigjet qytetarit

Story i radhës

Katër mënyra për t’i hequr njollat e verës së kuqe

Të fundit nga