Kanë përfunduar procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.
Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.