Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që ndodhën sot:
-Të paktën 21 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, kur forcat ruse bombarduan të enjten në mëngjes një qytet në Ukrainën lindore, njoftuan autoritetet ukrainase.
-Ekipet e Emergjencave kanë vazhduar kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e teatrit të shkatërruar në Mariupol.
-Ministri ukrainas i Mbrojtjes ka kërkuar që të gjithë ta quajnë Putinin kriminel lufte.
-Autoritetet në Mariupol thanë se deri në 90 për qind e ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga bombardimet e përditshme të qytetit nga forcat ruse.
-Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten pushtimi rus i Ukrainës ka qenë një “shok” për aleancën e NATO-s.
-OKB tha se fëmijëve ukrainas po u mohohet fëmijëria si pasojë e luftës.
-Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis tha se e “Putini duhet të mposhtet në Ukrainë”, që sipas tij do të rezultonte me “fundin e putinizmit”.
-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se një shtetas amerikan u vra në Ukrainë në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.
-Autoritetet në Mariupol thonë se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga qyteti që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
-OBSH ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
-Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, ka thënë se vendi i tij nuk mund të pranojë më refugjatë nga Ukraina.
-Italia është e gatshme të rindërtojë teatrin e shkatërruar të Mariupolit, i cili u shkatërrua nga një sulm me bombë.