Përmbarimi i borxheve po vazhdon me të vjetrën, Gjykata Kushtetuese ndryshoi mendjen për zbatimin retroaktiv të ligjit

July 2, 2024
1 minut lexim

Një pjesë e shoqatave civile ankohen që Gjykata kushtetuese përkohësisht i ndaloi dispozitat e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve me të cilat rregullohet puna e përmbaruesve. Sipas tyre, është e dyshimtë që gjykatësit kushtetues në janar të këtij viti nuk gjetën asgjë të kontestueshme në këtë Ligj, ndërsa tani janë me pikëpamje të kundërta.

“Unë personalisht po flas, ne jemi të hutuar – si është e mundur që të njëjtët gjykatës të thonë se një Ligj është kushtetues, ndërsa pas 6 muajve ta hapin përsëri, të pranojnë nismat e një avokati dhe një qytetari dhe të thonë nuk është kushtetues”, tha Ana Glligorova, aktiviste.

Në ligj parashihet që procesi i përmbarimit të borxheve të shkurtohet nga dhjetë në pesë vjet dhe të vlej për të gjithë rastet e hapura. Nga gjykata në janar informuan se nuk ka shkelje të parimit retroaktiv, për shkak se Ligji ka të bëjë me procedurat të cilat nuk janë të mbaruara dhe të cilat ende vijojnë, por tani në korrik kumtuan se ligjvënësi nuk ka bërë kujdes për ndalesën e lëvizjes së sërishme të ligjeve si dhe të obligimit kushtetues për rregullimin e ligjit të ri dhe në këtë mënyrë është krijuar ai kaos dhe josiguria juridike.

“Ata vetë thanë se aty ku tashmë është filluar procedura, nuk mund të flasim për retroaktivitet”, u shpreh Gllogorova.

Për ligjin e njëjtë paraprakisht në janar nismë parashtruan shumë kompani dhe banka të mëdha.

“Japin arsyetime, mbrohen mospaguesit në llogari të paguesve. Nuk është e vërtetë. Edhe sot e kësaj dite pohoj se për 60 denarë për parking të qyteti paguajnë 18 mijë denarë. Kush mbrohet këtu? Gjashtë mijë denarë për avokat, katër  mijë për noter, dy mijë për përmbaruesin – 18 mijë denarë ka arritur fatura për 60 denarë për parking”, deklaroi Marjan Risteski, kryetar i KOSM.

Nga gjykata kushtetuese informuan se në janar nuk kanë hapur procedurë për Ligjin, por tani është bërë analizë më e thellë, kanë pasur argumente shtesë dhe se tani Gjykata tashmë ka vendosur me përbërje të plotë.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hoxhaj: Besnik Bislimi sot po e diskuton një plan shumë të keq të sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Story i radhës

VLEN: Maksim Dimitrievski të mos i kontestojë simbolet e identitetit shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë