Përleshje në parlamentin gjeorgjian mbi projekligjin për “agjentët e huaj”

min lexim

Ligjvënësit gjeorgjianë u përleshën të mërkurën në parlament, ndërsa rifilluan debatin mbi projektligjin për “agjentët e huaj”. Projektligji është bërë shkak për javë të tëra protestash që të martën kulmuan me një goditje të dhunshme të policisë ndaj protestuesve.

Televizioni kombëtar gjeorgjian transmetoi pamje të tensioneve të larta në parlament. Një deputet pro-qeveritar shihej teksa i hidhte një libër ligjvënësve të opozitës, ndërsa të tjerë, tek bërtisnin e përballeshin fizikisht me kundërshtarët politikë. Projektligji për agjentët e huaj ka shkaktuar rritje të akteve dhunës në parlamentin shpeshherë të zhurmshëm të Gjeorgjisë.

Të martën në mbrëmje forcat gjeorgjiane të sigurisë përdorën ujë, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse kundër protestuesve jashtë parlamentit, duke e përshkallëzuar ashpër goditjen ndaj atyre që protestojnë kundër ligjit. Opozita dhe vendet perëndimore e kanë kritikuar projekligjin përqasjen autoritare që paraqet si dhe e kanë cilësuar si të frymëzuar nga Rusia.

Gjatë protestave në Tbilisi të martën, policia arrestoi 63 persona ndërsa gjashtë policë u plagosën, tha zëvendësministri i Brendshëm Aleksandre Darakhvelidze.

Levan Khabeishvili, kreu i partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, blloku më i madh opozitar në vend, foli në parlament të mërkurën me fytyrën pothuajse të fashuar tërësisht. Partia e tij tha se ai ishte rrahur keq nga policia ndërsa ndodhej në protestë, duke i shkaktuar tronditje ne tru, kocka të fytyrës si dhe katër dhëmbë te thyer.

Në një postim në rrjetin social X shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell “dënonte fuqishëm dhunën kundër protestuesve në Gjeorgji”, që sikurse shkruante ai “po demonstronin paqësisht kundër ligjit për ndikimin e huaj”.

Bashkimi Evropian, që i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në muajin dhjetor, ka bërë të ditur se nëse ligji miratohet mund të dëmtojë shpresat e Tbilisit për integrim evropian.

Mbështetësit e projektligjit sikurse Bidzina Ivanishvilin, miliarderi themelues i partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane që ka mbajtur më parë edhe detyrën e kryeministrit, thotë se ligji për agjentët e huaj do të forconte sovranitetin kombëtar mes përpjekjesh siç tha ai të Perëndimit për ta çuar Gjeorgjinë në një konfrontim me Rusinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandali/ Drejtori i ‘5D’ shembte banesat, ja si e favorizonte kompaninë e tij të ndërtimit

Story i radhës

“Je babai perfekt!”- Shpat Kasapi feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin emocionues: Dhe 100 jetë të kisha, prap do të doja çdo ditë e më shumë

Të fundit nga