Përleshje mes dy familjeve në hasmëri në Haraçinë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Haraçinë, ka pasur përleshje fizike mes disa pjesëtarëve të dy familjeve në “hasmëri”, transmeton TV21. Gjatë përleshjes është përdorur edhe mjet i mprehtë.

“Më 22.04.2024 në ora 23.30 në SPB Shkup, M.S.(35) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:50 në fshatin Haraçinë të Shkupit, pasi paraprakisht janë prishur marrëdhëniet familjare, është sulmuar fizikisht nga N.R.(56) B.R.(28), që të dy nga i njëjti fshat, të cilët kanë përdorur mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Foto ilustrim

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Sadri Ramabaja thotë se po t’kishte fakte Prokuroria kundër ministrave të Kurtit, s’do t’ua falte pesë minuta

Story i radhës

Pas konfliktit plagosen me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet autori

Të fundit nga