Një gjendje “lufte” mund të konsiderohet ndeshja e Nice-Koln e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League. Kjo përballje ka nisur rreth një orë me vonesë, pra nga ora 18:45 që ishte planifikuar takimi startoi në orën 19:40.
Tifozeritë e dy skuadrave në fjalë janë përplasur dhe nga raportimet ndërkombëtare bëhet me dije se ka 7 persona të plagosur, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, për t’u rikthyer te takimi, dy skuadrat janë ndarë në paqe me barazimin 1-1, me golin e parë që e realizuan gjermanët në minutën e 19’ me Tigges,
Teksa në minutën e 62’ ishte Nice që do të gjente rrugën drejt rrjetës dhe barazimin me Delort.
Vlen të theksohet se kjo sfidë është shoqëruar me forca të shtuara sigurie.