Përleshje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Maldiveve

January 31, 2024
1 minut lexim

Përleshjet fizike shpërthyen në parlamentin e Maldives, mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës lidhur me miratimin e ministrave të rinj.

Kaosi shpërtheu pasi Partia Demokratike e Maldives (MDP) e opozitës vendosi t’u mohojë miratimin parlamentar katër anëtarëve të kabinetit të presidentit të zgjedhur Mohamed Muicu, përpara votimit.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si deputetët shtyhen dhe i tërheqin këmbët njëri-tjetrit.

Anëtarët e Kongresit Kombëtar Popullor në pushtet (PNC) dhe Partisë Progresive të Maldiveve (PPM) iu përgjigjën situatës duke organizuar një protestë, duke ndërprerë seancën parlamentare.

Edhe pse partia e koalicionit qeverisës formoi qeverinë, ata nuk kanë shumicën në parlament, i cili mbetet nën kontrollin e MDP-së së ish-presidentit Ibrahim Mohamed Solih.

Videot nga Parlamenti tregojnë se deputeti i Kandithema, Abdul Shahim Abdul Hakim dhe deputeti i Kendikulhudho, Ahmed Easa duke u përleshur pasi Easa rrëzohet për tokë nga Hakimi.

Hakimi pësoi lëndime në kokë kur dy deputetë ranë pranë sallës gjatë një përleshjeje fizike, dhe më pas u dërgua në një spital për trajtim. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abuzuan me detyrën si doganier, caktohet masa e detyrimit me paraqitje në Policinë Gjyqësore për tre persona

Story i radhës

Rama për heronjtë Pajaziti, Zejnullahu, Hoxha: Udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit të Kosovës

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë