Përkundër skandalit të tradhtisë, Khloe Kardashian është në pritje të fëmijës së dytë me Tristan Thompson

min lexim

Khloe Kardashian është gati të mirëpresë një fëmijë të dytë me ish të dashurin e saj, Tristan Thompson.

Përfaqësuesi i yllit 38-vjeçar e konfirmoi lajmin në një deklaratë për DailyMail, e cila zbuloi se foshnja ishte ngjizur në nëntor dhe do të lindte nëpërmjet një nëne surrogate.

Ajo dhe lojtari 31-vjeçar i NBA-së, të cilët kanë pasur një romancë të vështirë që nga viti 2016, janë tashmë prindër të vajzës katërvjeçare, True Thompson.

“Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor”, filloi deklarata.

Image

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

“Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për nënën surrogate për një bekim kaq të bukur. Ne do të dëshironim të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet te familja e saj”, thuhet tjetër në deklaratë.

Pavarësisht zhurmave të fundit se Khloe dhe Tristan janë pajtuar, një burim i afërt me familjen thotë se dyshja ‘nuk janë përsëri bashkë’ dhe ‘nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga dhjetori jashtë çështjeve të bashkëprindërimit’.

Burimi gjithashtu vuri në dukje se foshnja e Khloe dhe Tristan ishte ngjizur përmes një surrogate përpara se të zbulohej se ai ishte në pritje të një fëmije me modelen e fitnesit, Maralee Nichols në dhjetor të 2021.

Image

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

TMZ raportoi se lindja e foshnjës së Khloe dhe Tristan është ‘e afërt’ dhe mund të jetë vetëm çështje ditësh, ndërsa një tjetër i brendshëm sugjeroi se fëmija kishte lindur tashmë.

Vetëm shtatë muaj më parë, Tristan ishte në mes të një skandali të atësisë pasi u raportua se Nichols ishte shtatzënë me fëmijën e tyre.

Ata e kishin ngjizur fëmijën në mars 2021 ndërsa Tristian ishte ende në një lidhje me Khloe.

Nichols lindi djalin e tyre, të quajtur Theo Thompson, më 1 dhjetor, megjithëse Tristan publikisht mohoi se fëmija ishte i tij.

Vetëm në janar 2022, ylli i Chicago Bulls pranoi se ishte babai i Theos. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar publikisht falje Khloe-s për tradhtinë e tij të përsëritur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vidal: Ëndrra u bë realitet!

Story i radhës

Pacifizmi i ri ballkanik si amnisti e krimit serb

Të fundit nga