perkujtohen deshmoret dhe martiret e kotlines 67e1849e319ff

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Kotlinës

March 24, 2025
1 minut lexim

Komuna e Kaçanikut ka bërë me dije se në 26 vjetorin e rënies janë përkujtuar 11 dëshmorë dhe 14 martirët e rënë në Kotlinë me 24 mars të vitit 1999.

Sipas njoftimit, në manifestimin e mbajtur në Kotlinë, kryetari i Komunës, Besim Ilazi, tha se muaji mars është muaj i sakrificës, flijimit, rezistencës, ndërgjegjësimit dhe rritjes së vetëdijes kombëtare, për një jetë më të mirë dhe të barabartë me popujt e botës, për lirinë e vendit. Më tutje kryetari Ilazi tha se sot u thurim vargje e ju këndojmë këngë për lavdinë e tyre, ndërsa 26 vite më parë ata i këndonin lirisë përmes grykës së pushkës, duke shtuar se kujtimi do të jetë i përjetshëm në mendjet dhe zemrat tona gjithmonë.

Në emër të OVL-së së UÇK-së foli veterani Shaban Çaka, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falenderoi Besar Loku. Në fund nga nxënësit u shfaq edhe program artistik.

26 vjet me parë, në Kotlinë ranë martirët dhe dëshmorët: Naser Loku, Ismet Loku, Danush Kuqi, Sherif Kuqi, Adnan Loku, Garip Loku, Agim Loku, Ismajl Loku, Naser Loku, Ibush Loku, Minah Kuqi, Neshat Rexha, Sabri Loku, Sali Vlashi, Ismajl Kuqi, Xhemajl Kuqi, Izja Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Sabit Loku, Adnan Loku,Nexhadi Kuqi dhe Zymer Loku. Në fund u bënë homazhe në vendin e rënies si dhe te Varrezat e Dëshmorëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbyllet termocentrali berthamor i zvicres ekspertet zbulojne shkakun 67e183ee55165
Story i mëparshëm

Mbyllet termocentrali bërthamor i Zvicrës, ekspertët zbulojnë shkakun

a jane gati te presin jozin ne shtepi mami i loredanes habit me pergjigjen zbulon 3 cilesite e banorit qe 67e185d3b1ac7
Story i radhës

A janë gati të presin Jozin në shtëpi? Mami i Loredanës habit me përgjigjen, zbulon 3 cilësitë e banorit që…

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë