Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, organizoi ceremoninë përkujtimore për 14 ushtarët britanikë të cilët humbën jetën në Kosovë.

Gjatë kësaj ceremonie u vendosen kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

I pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovē, Nicholas Abbot,  i cili tha se kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për të por edhe për Ambasaden e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përveç ambasadorit britanik pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, si dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Story i mëparshëm

Braktisi foshnjën/ ABC News zbardh dëshminë e nënës së 30-vjeçares: S’e kuptonim që ishte shtatzënë, mbante rroba të gjera

Story i radhës

“Më dëgjo deri në fund”, Azemi dëshiron t’i kërkojë falje Albës

Të fundit nga