Përkujtimi i gjenocidit, të cilin një ministër e mohon! Smailoviq: Gjithkush që e mohon, duhet të përgjigjet para gjykatës

min lexim

Me poezi, lule dhe piktura që e përshkruajnë gjenocidin në Srebrenicë, në parkun e Çairit në Shkup u përkujtuan mbi 8 mijë të vrarët pa faj në vitin 1995.

U bënë homazhe dhe u vendosën lule nga zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, si dhe deputetët Merita Koxhaxhiku, Feride Haxhiu dhe Bekim Sali.

Kryetari i Çairit Visar Ganiu, teksa foli për gjenocidin, tha se komunitetit boshnjak i kanë shtrirë dorën vëllazërore.

 “Ka plagë që nuk shërohen kurrë, ka dhimbje që nuk harrohen kurrë si sot 29  vite më parë në Srebrenicë u vranë mbi 8300 njerëz të pafajshëm. Mbi 8300 djem që ishin në lule të rinisë. Jeta e tyre u morr mizorisht. Më 11 Korrik të vitit 1995 ndodhi gjenocidi serb në Srebrenicë”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.  

Por nëse Mexhiti, Ganiu dhe të tjetër vendosin lule dhe shtrijnë dorën vëllazërore, duke bashkë ndjerë me dhimbjen e boshnjakëve, një zëvendëskryeministër i Qeverisë, ministër për marrëdhëniet mes bashkësive, Ivan Stoillkoviq, kohë më parë është tallur me gjenocidin, duke e quajtur “diznejnlend nekorofil”. As nuk kishte ndonjë pritshmëri që ai të ishte sot këtu si ministër i marrëdhënieve mes bashkësive, dikaster që kujdeset për të drejtat e bashkësive pakicë në Maqedoni. Pyetëm në këtë ministri dhe Qeveri nëse kishin në axhendën e tyre të sotshme për ta shënuar këtë ditë, duke qenë se Maqedonia bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së për gjenocidin, por nga atje kthyen përgjigjen se nuk do ta bëjnë këtë, me arsyetimin se  sipas programit të punës dhe sipas buxhetit të punës së Ministrisë, që deri para 20 ditësh drejtohej nga Artan Grubi, që nuk ka asnjë program të planifikuar dhe as buxhet të planifikuar për aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Në përgjigjen e Qeverisë thonë se të vetmet aktivitete për të cilat ishin paraparë mjete janë shënimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Ditës së Alfabetit shqip.

 “Kjo gjë që e bën më se të dukshme lëshimin e komuniteteve tjera, jo vetëm nga programi i Ministrisë, por edhe nga trajtimi i Ministrisë ndaj tyre dhe nevojave të tyre në përgjithësi”, thonë nga Qeveria.

Aktivistja Mersiha Smailoviq, e pyetur për deklaratën e ministrit Ivan Stoilkoviq që gjenocidin e quajti “diznejlend nekrofil”, tha se gjithkush që e mohon gjenocidin, duke të dalë para gjykatës.

 “Momentalisht sa e di anëtarët e komunitetit tonë kanë paraqitur gjuhën e urrejtjes në prokurorinë publike dhe pse ai ka një lloj imuniteti, megjithatë bëhet fjalë për gjuhë klasike të urrejtjes dhe që është faza e fundit e gjenocidit dhe që është mohimi i gjenocidit. Mohimi patjetër duhet të ndiqet penalisht dhe gjithkush që e mohon gjenocidin duhet të përgjigjet para gjykatave tona”, deklaroi Mersiha Smailoviq.

Këshilli kombëtar i boshnjakëve edhe këtë vit në Shkup organizon marshin tradicional komemorativ “Marshi për Srebrenicën” në nderi të përkujtimit të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë. Marshi nis nga parku i Çairit dhe do të përfundojë në sheshin “Maqedonia”.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Dardan Krivaqa alivanoset gjatë seancës së rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit

Story i radhës

Çairi përkujton gjenocidin e Srebrenicës/ Homazhe përkujtimore në memorialin e Çairit

Të fundit nga