perkeqesohet shendeti i ish presidentit bolsonaro 680ad2f5c61e0

Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit Bolsonaro

April 25, 2025
1 minut lexim

Shëndeti i ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro është përkeqësuar pas operacionit abdominal gati dy javë më parë, me presion të lartë të gjakut dhe përkeqësim të enzimave të mëlçisë, sipas një raporti mjekësor.

Bolsonaro, i cili iu nënshtrua një operacioni në Brazilia, më 13 prill, për komplikime që lidhen me zorrën e hollë, do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë se kur ai mund të dalë nga spitali.

Bolsonaro, 70 vjeç, ka qenë në kujdes intensiv që nga operacioni.

Politikani i ekstremit të djathtë i është nënshtruar disa operacioneve që kur i ka mbijetuar një atentati gjatë fushatës zgjedhore të 2018-ës, në të cilën u godit me thikë në bark.

Ai akuzohet për komplot të një grushti shteti kundër qeverisë së pasardhësit të tij të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva, pas humbjes së tij zgjedhore në tetor 2022.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

citaku kosova eshte me e madhe se egoja e kurtit vv ja te reflektoje per bllokaden ne kuvend 680acbae68e7e
Story i mëparshëm

Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit – VV-ja të reflektojë për bllokadën në Kuvend

guardiola dhe gruaja drejt ribashkimit 680ad4ceb91d0
Story i radhës

Guardiola dhe gruaja drejt ribashkimit

Të fundit nga

ShkoLartë