Përjashton federatën e futbollit

1 minut lexim

FIFA pezulloi Federatën Indiane të Futbollit për shkak të ndikimit të padrejtë të palëve të treta.

Siç njoftoi qeveria e futbollit botëror me anë të një komunikate ky pezullim hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm për atë që cilësohet si shkelje e rëndë e Statutit të FIFA-s.

Një pezullim që e vë në rrezik të madh organizimin e Indisë për Kupën e Botës për femra U-17, të planifikuar nga 11 deri më 30 tetor.

Sipas FIFA-s, Kampionati Botëror për momentin nuk mund të zhvillohet në Indi siç ishte planifikuar:

“FIFA është duke vlerësuar hapat e ardhshëm në lidhje me turneun dhe do ta raportojë çështjen në zyrën e Kryeministrit nëse është e nevojshme. FIFA është në kontakt të vazhdueshëm konstruktiv me Ministrinë e Rinisë.”, thuhej në deklaratë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajm i keq për Juventusin

Story i radhës

Sekreti për të rritur adoleshentë të lumtur dhe të sigurt në një botë të fokusuar në imazh

Të fundit nga