perjashton 8 tifoze nga stadiumet mes tyre edhe nje femer 65e1f170c30d2

Përjashton 8 tifozë nga stadiumet, mes tyre edhe një femër

March 1, 2024
1 minut lexim

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk është kursyer me dënimet që ka dhënë këtë javë, duke rreshtuar një sërë përjashtimesh dhe pezullimesh.

VENDIMET

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të mëposhtëm:

Florian Mehdi Karaj

Klodian Selim Stafuka

Flogerta Abdulla Liçi

Aurel Hysni Balla

Kristian Alket Abazi

Rebato Mrishaj

Xhevahir Granit Rama

Orgest Edmond Muja

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. KF Tepelena, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Albpetrol, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

4. Zyrtari i KF Tepelena, Ilir Selimi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

6. Pranimin e kërkesës së KS Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin David Marku në zbatim të nenit 75 të KDE.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

MARKETING

RENT A CAR

osmani me edi ramen dhe albin kurtin kemi marredhenie korrekte dhe institucionale 65e1ef5341d4a
Story i mëparshëm

Osmani: Me Edi Ramën dhe Albin Kurtin kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale

bullgari teknologjia e mundshme per ruajtjen afatgjate te mbetjeve berthamore po diskutohet me disa vende 65e1f1e50c9f7
Story i radhës

​Bullgari, teknologjia e mundshme për ruajtjen afatgjatë të mbetjeve bërthamore po diskutohet me disa vende

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë