Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se mazhoranca duhet të heq dënimin prej 40-60 ditësh përjashtim nga Kuvendi për deputetët e opozitës.
Shehi: Nga buron kjo situatë që jo vetëm që nuk është e këndshme por unë gjykoj se është e dëmshme sidomos për opozitën.
Njëherë sigurisht që buron nga një lloj keqtrajtimi që i bën kjo mazhorancë opozitës.
Këtu në të gjithë këtë protestën përtej ekzagjerimeve ka disa të vërteta.
Kjo e fundit është që u bënë dy javë që u dogjën ato karriget e famshme dhe tani ti shkon dënon 25 deputetë që të mos vijnë 40 ditë.
Mirëpo parlamenti shqiptar kaq ka edhe 4-5 muaj.
Unë gjykoj se është një dënim i ekzagjeruar, një sulm që i bëhet opozitës se kto 24-25 deputetë janë gjysma e opozitës.
Në parlamentin e Shqipërisë kanë ndodhur zullume më të mëdha se kaq.
Unë them që atë dënim duhet ta heqin se është i ekzagjerum.
Burimi: botasot.info