Perisnki për Akademinë Shqiptare: Mos të krijojmë probleme aty ku nuk ka

November 1, 2024
1 minut lexim


Ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me financimin e akademisë shqiptare nga komunat. Ai kërkon që komunat të mos krijojnë probleme aty ku nuk ka, pasi që ligji për vetëqeverisje lokale në asnjë nen nuk e lejon një gjë të tillë. Perinski tha se për ta bërë një gjë të tillë së pari vendimi duhet të kalojë në këshill.

“Në Ligjin për Vetëqeverisjes lokale neni 11, pika 7, thuhet se të ardhurat që i fitojnë vetëqeverisjet lokale duhet t’i shpenzojnë në kuadër të ligjeve. E kam thënë disa herë që Akademia Shqiptare nuk është nën kompetencat e tyre, të shkruara në nenin 22 të ligjit për vetëqeverisje lokale, që janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale. Për të financuar nga vetëqeverisjet lokale kjo duhet të kalojë në këshill, e a do të kalojë në këshill mbetet të shihet. Ligji e thotë këtë, kemi edhe Inspektorat të Vetëqeverisjes Lokale, e kemi Kushtetutën por do të apeloja që të mos krijojmë probleme aty ku nuk ka”, tha Zllatko Perinski.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konfirmohet një rast i ri i gripit të shpendëve në Shkup

Story i radhës

KQZ miraton rregulloren për votën e emigrantëve, ja dokumentet

Të fundit nga

ShkoLartë