Ivan Perisic karrierën pritet që ta vazhdojë në Premierligë.
Sipas “Daily Star”, futbollisti kroat dhe Chelsea tashmë kanë arritur marrëveshje.
Perisic thuhet se ka rënë dakord me një kontratë dyvjeçare, teksa është përfshirë opsioni për vazhdim edhe për një tjetër vit.
Kjo lëvizje thuhet se do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.
33-vjeçari te Chelsea do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Interin skadon më 30 qershor.