perinski sistemi sirera eshte baze per efikasitet dhe transparence ne zbatimin e politikes per zhvillim te balancuar 67ed4b79e25a3

Perinski: Sistemi SiReRa është bazë për efikasitet dhe transparencë në zbatimin e politikës për zhvillim të balancuar

April 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 prill – Përfaqësuesit e ministrive, agjencive dhe institucioneve tjera marrin pjesë në punëtorinë dyditëshe të destinuar për qëllimin, funksionet dhe rolin e sistemit elektronik SiReRa për koordinimin e politikës për zhvillim të balancuar rajonal, ku futen të dhënat nga institucionet e përfshira në zbatimin e tij, njofton Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Ministri Zllatko Perinski, sot në hapjen e punëtorisë dyditëshe, informoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me përkushtim punon në sigurimin e plotësimin në kohë dhe sistematik të sistemit dhe tashmë 20 institucione shtetërore vendosin të dhëna në të, duke e rritur transparencën dhe duke e përmirësuar koordinimin e politikës për zhvillim rajonal.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një bazë të dhënash funksionale, e cila do të mundësojë analizë më të mirë dhe vendimmarrje të informuar. Qëllimi përfundimtar i të gjithëve ne është zhvillimi i barabartë i të gjitha rajoneve në vend dhe kjo sigurisht arrihet duke krijuar politika të bazuara në të dhëna të besueshme, të cilat na i mundëson ky sistem”, tha ministri Perinski.

Ai tha se është planifikuar në vitin 2026, sistemi SiReRa të lidhet me sistemin IFMIS, që do të mundësojë tërheqje automatike të të dhënave.

Ky sistem, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, tashmë është përfshirë në procesin e skriningut të Bashkimit Evropian për avancimin e shtetit tonë në Kapitullin 22. Kështu, detyrimi për plotësimin e rregullt të bazës së të dhënave forcohet më tej dhe bëhet një segment i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryeparlmentari gashi merr pjese ne ngjarjen shkencore te organizuar nga universiteti mit 67ed4b790b51a
Story i mëparshëm

Kryeparlmentari Gashi merr pjesë në ngjarjen shkencore të organizuar nga Universiteti MIT

Story i radhës

Rutte flet për prezencën e NATO-s në Kosovë dhe sulmin në Banjskë – ja çka i kërkoi Vuçiqit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë