perinski 63 komuna kane aplikuar per financimin e projekteve infrastrukturore 680a4c72151f2

Perinski: 63 komuna kanë aplikuar për financimin e projekteve infrastrukturore

April 24, 2025
1 minut lexim

63 komuna kanë aplikuar në thirrjen e dytë qeveritare për financimin e projekteve infrastrukturore në vlerë të përgjithshme prej 15 miliardë denarësh apo mbi 240 milionë euro.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski deklaroi se afati për aplikime mbaron më 30 prill, ndërsa apeloi që të dorëzojnë projektet e tyre edhe 17 komunat që fare nuk kanë aplikuar.

“Në Arkivin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale janë dorëzuar gjithsej 450 formularë aplikativë nga 63 komuna. Prej tyre, 36 komuna kanë aplikuar me projekte në vlerë maksimale prej mjeteve financiare të cilat u takojnë sipas formulës për kokë banori.

27 komuna kanë mundësi të aplikojnë edhe me projekte tjera deri në shumën maksimale e parashikuar, ndërsa 17 komuna fare nuk kanë dorëzuar formularë aplikues. Komunat që fare nuk kanë aplikuar, deri në datën e djeshme janë 17 në numër dhe më lejoni t’i lexoj. Ato janë Komuna Saraj, Komuna Qendër, Komuna Çair, Komuna Shuto Orizare, Komuna e Likovës, Komuna Probishtip, Komuna Vallandovë, Komuna Rosoman, Komuna Bogvinë, Komuna Vrapçisht, Komuna Mavrovë dhe Rostushë, Komuna Tearcë, Komuna Dibër, Komuna Strugë, Komuna Manastir, Krushevë dhe Dollnen”, deklaroi Zllatko Perinski.

Rritet shikueshmëria e filmit Conclave pas vdekjes së Papa FrançeskutBexheti, Mickoskit: Nuk keni të drejtë t’i izoloni etnitetet nga anëtarësimi në BETri lokalitete në Ferizaj përfitojnë tre për qind të buxhetit komunal për projekte kapi…Mësimdhënësja Bllaca-Sahiti: Trajnimet profesionale, çelësi për përmirësimin e arsimit …​Sorenseni dhe Barduani diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

si te arsyetoni rendesia e te mesuarit te arsyetimit dhe zgjidhja e problemeve 680a483cc1339
Story i mëparshëm

Si të arsyetoni? Rëndësia e të mësuarit të arsyetimit dhe zgjidhja e problemeve

zevendeskryeministri nikollovski ne takim me stiven dauti minister i obiguar per evrope dhe amerike te veriut ne qeverine e mbreterise se bashkuar 680a4c7508dbf
Story i radhës

Zëvendëskryeministri Nikollovski në takim me Stiven Dauti, ministër i obiguar për Evropë dhe Amerikë të Veriut në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar

Të fundit nga

Luftëtari i famshëm nokautohet keq

Luftëtari i famshëm Tyrone Spong është rikthyer në artet marciale pas një pauze trevjeçare.  39-vjeçari u nokautua keq nga ish-luftëtari i UFC-së, Sam Alvey, në raundin e dytë të eventit Karate Combat
ShkoLartë