pergjokaj ne krye te dukagjinit 690ba7d3da345

Pergjokaj në krye të Dukagjinit

November 5, 2025
1 minut lexim

Dukagjini i Klinës pas dorëheqjes së Ismet Munishit, shpejt e ka zgjedhur çështjen e kryetrajnerit.

Ndue Pergjokaj është emëruar kryetrajner i ri i Dukagjinit, skuadër që renditet në vend të katërt me 17 pikë pas javës së 12-të në elitën e futbollit të Kosovës.

“KF Dukagjini njofton se Ndue Pergjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë.

Pergjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.

Ne i urojmë trajnerit Pergjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit”, njofton KF Dukagjini.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

plagosje me arme zjarri ne bathore i riu shkon ne spital me plage ne trup kush e qelloi 30 vjecarin 690ba774df799
Lajmi i mëparshëm

Plagosje me armë zjarri në Bathore, i riu shkon në spital me plagë në trup! Kush e qëlloi 30-vjeçarin?!

rama takohet me zyrtaret e lidhjes se bizneseve te kosoves 690ba7e41072a
Lajmi i radhës

Rama takohet me zyrtarët e Lidhjes së Biznesëve të Kosovës

Të fundit nga

Gjendet një trup i pa jetë në Shkup

Më 20.06.2026, rreth orës 21:45, në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup është gjetur pa shenja jete K.S. (63) nga Shkupi.  

​Zyrtari i lartë i OKB-së viziton sot Kosovën

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën. Ai pritet të qëndrojë në vendin tonë dy ditë, sipas njoftimit të misionit të UNMIK-ut, në Kosovë. Gjatë vizitës
ShkoLartë