pergjimi dhe mesazhet e verteta per dy spiunet e bia s ne kosove 67dc36c11611c

Përgjimi dhe mesazhet/ E vërteta për dy spiunët e BIA-s në Kosovë

March 20, 2025
min lexim

Dosja për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit është e rëndë dhe voluminoze. Ajo përmban përgjime telefonike dhe mesazhe, veç e veç, mes dy shtetasve nga Ferizaj me Srgjan Rosiqin, zyrtarin e lartë të BIA-s.

Karrierat e dy spiunëve të dyshuar të Serbisë morën fund vitin e kaluar.

Dy shqiptarët nga Ferizaj, të cilët për vite me radhë kishin punuar brenda Kosovës për të mbledhur informata për Agjencinë e Inteligjencës të Serbisë (BIA), u arrestuan nën dyshimet për spiunazh në një aksion policor më 5 qershor, 2024.

I pari është Bedri Shabani, 60-vjeç, një ish-oficer doganor i Jugosllavisë gjatë regjimit të famëkeqit Sllobodan Millosheviq.

Shabani, pasluftës nuk figuron të ketë punuar në institucionet e Kosovës. Dyshohet se ka punuar për Serbinë. Nga një kohë e pacaktuar deri në qershorin e vitit të kaluar, ai ka mbledhur dhe dërguar informata në institucionet serbe të sigurisë. Për këtë ekzistojnë përgjime me urdhër gjykate.

I dyti është Muharrem Qerimi, 58-vjeç, një ish-zyrtar i Policisë së Kosovës. Qerimi ka punuar në polici deri në vitin 2006. Dy vitet e fundit edhe si hetues i Krimeve të Rënda në Stacionin Policor në Ferizaj.

Nga viti 2012, ai dyshohet se ka kryer aktivitete të spiunazhit. Dyshohet se ka punuar për Serbinë duke e cenuar rëndë sigurinë nacionale të Kosovës.

Prokuroria ka zbuluar mesazhe telefonike të tij me një zyrtar të lartë të BIA-s.

Shabani dhe Qerimi, të dekonspiruar nga hetimet e Policisë së Kosovës, ndodhen në paraburgim prej nëntë muajsh. Para rreth dy javësh, ata dolën për herë të parë para gjykatës ku po gjykohen për spiunazh.

Nuk ka asnjë lidhje mes Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit. As në punë. Si Shabani, njëjtë edhe Qerimi, operonin të vetmuar në Kosovë. Lidhja e vetme e tyre ishte Srgjan Rosiqi, një zyrtar i lartë i BIA-s serbe.

Rosiq ishte zyrtar përgjegjës i BIA-s për rajonin e Pançevës deri në dhjetorin e vitit 2024. Momentalisht ai figuron të jetë graduar në pozitën e asistentit administrativ në selinë qendrore të BIA-s në Beograd.

Dosja të cilën e ka siguruar Paparaci zbulon sesi të dy spiunët nga Ferizaj komunikonin rregullisht në telefon me Rosiqin. Caktonin takime me njëri-tjetrin në Serbi.

Për komunikimet dhe veprimtarinë e tyre ekziston një dosje e rëndë e Prokurorisë Speciale.

Dëshmitë të cilat janë administruar si prova në gjykatë, përfshijnë dhjetëra raporte të Policisë së Kosovës, raporte të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe përgjimet telefonike e mesazhet në platformat e komunikimit WhatsApp e Signal.

Përpjekja për lidhjen e spitalit në Shtime me ‘Shtëpinë së Verdhë’

Hetimet e autoriteteve kosovare tregojnë se Bedri Shabani po punonte në një drejtim: të manipulimit të fakteve për Masakrën e Reçakut dhe krijimit të një narrative false për një spital ushtarak të UÇK-së në Shtime.

Për këtë, ai e kishte kontaktuar përmes e-mailit edhe Kimberley West, Kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale në Hagë. I kishte ofruar mbështetje dhe i kishte ofruar dëshminë e tij.

Shabani, shumicën e kohës bashkëpunonte me Srgjan Rosiqin, zyrtarin e BIA-s.

Bisedat telefonike të tij me Rosiqin tregojnë se si Shabani insistonte që BIA serbe t’i marrë seriozisht “hulumtimet” e tij për Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes dhe ndërlidhjen që ai përpiqej ta bënte mes këtij spitali me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, duke mbështetur narrativën serbe për trafikim organesh nga UÇK-ja.

“A i kelexuar të dhënat me raport që ti kam dërguar dhe a i keni pasur me herët këto të dhëna”, i thotë Shabani-Rosiqit, në një nga bisedat telefonike mes tyre.

Zyrtari i BIA-së, i përgjigjet “jo”.

Shabani vazhdon duke i thënë Rosiqit se “ti je i asaj pune”, dhe se nuk dinë mirë për të ja sqaruar, kurse për dokumentet dhe informacionet që i ka dërguar i pandehuri Shabani i thotë zyrtarit të BIA-së se “nuk ka nevojë as shejtani ti komenton”.

Po ashtu, Shabani thuhet se ka ndihmuar në përpjekjet për të vënë në dyshim të vërtetën e masakrës së Reçakut, një krim lufte i dokumentuar dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Për këtë veprimtari spiunazhi, Shabani mbante dhjetëra shënime, skica, diagrame dhe fotografi. Një pjesë e madhe janë sekuestruar gjatë bastisjes së shtëpinë e tij dhe janë administruar si prova në gjykatë. Një pjesë tjetër janë prova të nxjerra nga telefoni i tij.

Në telefon, ai mbante gjithsej 3466 fotografi, thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale.

Në një nga fotografitë e gjetura në telefonin e tij ishin dy për t’u veçuar: një deklaratë e dhënë në gjuhën serbe e Hysen Durmishit dhe një fotografi me Xhavit Halitin, e cila thuhet të jetë realizuar në vitin 2004.

“Përfshihen fotografi të ndryshme, duke specifikuar tri fotografi dhe një deklaratë e dhëne në gjuhen serbe Hysen Durmishi, (tani në pozitën e zëvendës Ministër në Qeverinë e RK-së) e cila, dëshmi është publike edhe në media. (vlen te ceket se kjo deklarate është gjetur edhe ne ekzaminimin e dëshmisë B#34, Telefon i te dyshuarit tjetër Muharrem Qerimi). Pastaj, një fotografi me profilin e politikanit Xhavit Haliti, tani deputet i Kuvendit të RK-së, e cila mbanë titullin “Target Folder” e cila ka datë 10 mars 2004”, thuhet në dosje.

Në telefonin e tij, ai mbante edhe 32 shënime në ‘notes’.

Në një nga shënimet, Shabani kërkonte të këshillohej nga një person të cilit ia kishte dërguar disa fotografi duke i thënë se “kam qenë njeri i afërt dhe i besueshëm i z. Kertez”. Mihajl Kertes kishte shërbyer si drejtor i Doganave të Kosovës gjatë regjimit të Millosheviqit në Jugosllavi.

Në shtëpinë e Shabanit, hetuesit e gjetën edhe një shkrim që raportonte vdekjen e Kertesit – ish-shefit të tij në kohën e paraluftës dhe gjatë luftës.

Mesazhet e Muharrem Qerimit me Srgjan Rosiqin

Muharrem Qerimi i përdorte lidhjet e tij nga e kaluara në për t’u infiltruar në nivelet e larta të Policisë në Ferizaj.

Prokuroria ka zbuluar se Qerimi mbante kontakte me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, me një rreshter dhe me një pjesëtar të Njësisë Speciale Intervenuese, dhe me një agjent të AKI-së.

Inteligjencën e përfituar nga këto lidhje, ai e dërgonte në Serbi. Kontakti i tij ishte Srgjan Rosiqi, të cilin në telfonin e tij e kishte regjistruar me emrin e koduar ‘Leka’.

Një bisedë e përgjuar në platformën e komunikimit Signal tregon sesi Rosiq ia ka rregulluar dokumentacionet e Republikës së Serbisë për të afërmit e të dyshuarit Muharrem Qerimi, me kërkesën e këtij të fundit.

Po ashtu, në dëshminë e mëposhtme, vërtetohet se i pandehuri është takuar me zyrtarin e BIA-s, për t’i ofruar informacionet që kishte siguruar nga aktiviteti i tij i spiunazhit.

Ky komunikim vërteton faktin se i pandehuri ka lidhje të ngushta me zyrtarin e BIA-s, dhe se i pandehuri në komunikimet e mësipërme e informon si në vijim “e kam një i cili vlen më shumë se krejt bota”.

Prokuroria dyshon se ai i ka ofruar informacione të rëndësishme zyrtarit të BIA-së Srgjan Rosiqit – i cili në telefonin e Qerimit ishte regjistruar me emrin ‘Leka’.

Bisedat e plota mes Muharrem Qerimit dhe Srgjan Rosiqit:

(1)

Muharremi: O Llaf, mos je duke fjetur

Muharremi: Për nesër qëndron marrëveshja

Leka: Jo, natyrisht, shihemi nesër, unë do të jem kah ora 11:30

Muharremi: Edhe unë

Leka: OK

Në këtë komunikim kuptohet se Qerimi dhe Rosiq kanë pasur marrëveshje që të takohen me datë 05.07.2023 ne ora 11:30.

Prokuroria e ka vërtetuar përmes sistemit TIMS se atë ditë i Muharrem Qerimi, në ora 09:58 kalon në pikën kufitare Dheu i Bardhe dhe hynë në shtetin e Serbisë, dhe në po të njëjtën dite hynë ne Republikën e Kosovës në ora 13:44, nga po e njëjta pike e kalimit kufitar.

(2)

Muharremi: O Llaf, momentalisht nuk jam në KS

Leka: OK, lajmërohu kur të kthehesh!

Muharremi: OK

Leka: Rrugë të mbarë, mu lajmërua ai plaku, ka gjetur njerëz në Londër

Muharremi: Super

Ne këtë komunikim vërtetohet se Qerimi është jashtë shtetit, ndërsa Rosiq e njofton te njëjtin se ka komunikuar me një person i cili i tregon se i ka gjetur njerëzit ne Londër.

(3)

Leka: O Llaf, nuk kanë shkuar të gjithë jaranat, e ke njërin i cili është gjithmonë këtu edhe me jargavanë edhe pa to

Muharremi: Nostalgjia vëlla

Leka: E di vëlla, koha po fluturon

Muharremi: E kam një [informatë] e cila vlen sa gjithë bota

Leka: Edhe unë njëjtë!

(4)

Muharremi: O Llaf, mos je duke fjetur

Muharremi: O Llaf, pse nuk po lajmërohesh

Leka: O Llaf, isha duke fjetur, tani e pash mesazhin. Të thërras sonte

Muharremi: gjithqysh, sepse duhet të bisedojmë diçka

Leka: OK

(5)

Muharremi: Kur po shihemi

Leka: Nuk shkoj në Havaje pa shokun

Leka: Javën e ardhshme

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjykata e larte rrezon ankimimin e ajola xoxes per kontrollet ne banesat dhe bizneset e saj 67dc2d60bc4e1
Story i mëparshëm

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës për kontrollet në banesat dhe bizneset e saj

vlera e tregut e x rikthehet ne 44 miliarde dollare 67dc399118cfd
Story i radhës

Vlera e tregut e X rikthehet në 44 miliardë dollarë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë