Analisti Fatos Lubonja ka reaguar me tone të forta teksa ka analizuar situatat politike në vend për këtë vit, ndërsa u ndal tek çështja e inceneratorëve.
Ai tha për “Open” se skandali i incenerartorëve është një nga më të rëndët, duke shtuar se drejtësia nuk vepron, edhe pse provat janë. Ai fajësoi qeverinë Rama, duke e ngarkuar me përgjegjësi ligjore dhe morale.
“Unë gjykoj se çështja e çështjeve është ; ore këtë 1-vjeçar ka bërë hapa para Shqipëria apo pas në kuptimin e përgjithshëm. Në këtë kuptim, edhe ajo tema më herët, duke u marrë e veçantë pa këtë kontekst. Edhe qënia keq e opozitës është një tregues se Shqipëria është një vend shumë i keq. Inceneratorët janë akoma më tepër një nga treguesit e asaj që Shqipëria bën keq e më keq. Këta të keqin që po i përmendim ne janë akuzuar shumë. Le të gjykojë publiku se ku ishte vjedhja dhe skandali më i madh. Skandali i inceneratorët është një nga më të rëndët, për atë çka ka ndodhur jo vetëm me shifrat. Kjo tregon se si drejtësia nuk vepron ndaj këtyre, edhe pse provat janë sheshit, për përgjegjësi ligjore dhe morale që ka ajo parti që është në pushtet, me në krye Edi Ramën. Sot Shqipëria është regjim banditesk që zgjohet nga ora 4 e mëngjesit dhe hedh në erë një pallat.”, tha Lubonja.