Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot- Thumanë pranë Fushë Gjormit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një person raportohet se ka mbetur i lënduar.
Drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin.
Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.