“Përgatitje e terrenit për nënshtrimin e radhës” – Arbër Ademi reagon pas akuzave të VLEN-it se Kushtetuesja është nën direktiva të BDI-së

September 4, 2024
1 minut lexim

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar pas akuzave të VLEN-it se Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të shqyrtojë kushtetueshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe, është nën direktiva të BDI-së dhe se shfuqizimi i Ligjit, ka për qëllim destabilizimin e vendit, transmeton TV21.

Ademi, këto akuza i cilëson si dezinformata dhe i sheh si “parapërgatitje të terrenit për nënshtrimin e radhës”.

Shtoi se kryetari aktual i Kushtetueses, është propozim i ish presidentit të shtetit, Gjorçe Ivanov nga VMRO-DPMNE-ja dhe se mendimi i Komisionit të Venecias nuk mund të jetë arsyetim për shfuqizimin e shqipes si gjuhë zyrtare.

Reagimi i plotë i Arbër Ademit pa ndërhyrje:

Të thuash se Gjykata Kushtetuese është e BDI-së dhe LSDM-së është jo vetëm dezinformatë e pastër, por edhe qëndrim tejet i papërgjegjshëm, si dhe përgatitje të terenit për nënshtriminin e radhës.

Krerët e VLEN-it e dinë se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ai që paralajmëroi shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, është gjykatës kushtetues si propozim i ish-presidentit Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, partnerit aktual të VLEN-it. Pikërisht pas fitores së VMRO-së, konkretisht në qershor të këtij viti, zgjidhet Kryetar i këtij institucioni, gjë që flet për atë se cili është disponimi i shumicës së anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

E dyta, mendimi i Komisionit të Venecias nuk mund të jetë arsyetim për shfuqizimin e Ligjit, pasi ky Komision nuk është institucion që punon me ligje të Maqedonisë së Veriut dhe më kryesorja, Komisioni i Venecias nuk është institucion vendimmarrës!

Fundja, anëtare e Komisionit të Venecias kur u kontestuan nenet e Ligjit ishte Tanja Karakamisheva, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të VMRO-së, partnerit aktual të VLEN-it.

E treta, nuk kanë qenë të rastësishme akuzat se BDI po përgatitet për destabilizimin e shtetit. Të nderuar, destabilizimin e keni paralajmëruar sa për të mjegulluar opinionin sepse e keni ditur se pas Balancuesit, VMRO do të prek edhe gjuhën shqipe, mbase keni përgatitur edhe ndonjë goditje tjetër përfundimtare për vetë Marrëveshjen e Ohrit në tërësi. Vet paralajmëruat destabilizim, vet po e destabilizoni situatën.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KFOR-i e “blindon” sërish Urën e Ibrit

Story i radhës

Arrestohen tre personat që dhunuan efektivët në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtorët

Të fundit nga

Përgatitjet për duelin me Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor në stadiumin “Eugen Popescu” në orën 17:00. Vajzat janë grumbulluar që prej

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë