Përfundon takimi SASHK-Ministria e Arsimit, dakordohen për vazhdimin e afatit për bisedime

May 8, 2022
1 minut lexim

Është vazhduar afati për bisedime mes SASHK-ut dhe Qeverisë, kanë njoftuar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Sipas njoftimit në takim është arritur në përfundim nga të dyja palët se është e nevojshme kohë prej më shumë se dhjetë ditë që bisedimet me ndërmjetësuesin e autorizuar të zgjidhet kontesti.

“Në bisedimet e sotshme, të dyja palët e kanë konfirmuar përmbajtjen e rekomandimit me të cilën vazhdojnë bisedimet mes SASHK-ut dhe MASH edhe për 10 ditë në lidhje me pikat të cilët janë lëndë të bisedimeve, në përputhje me vendimin për organizimin e grevës. Me këtë rekomandim është parashikuar në 10 ditët shtesë të përcaktohet përqindja për harmonizimin e rrogave si dhe definimin e afateve përfundimtare për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive për arsim të mesëm dhe fillor”, thuhet në njoftimin e SASHK-ut.

Nga SASHK-u shtojnë se rekomandimi konfirmohet me qëllim që në bisedimet e mëtejshme të mos fillohet nga e para por  prej aty ku është arritur pajtueshmëri, me qëllim gjetjen e zgjidhjes optimale për mosmarrëveshjen.

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vazhdohet afati për negociata mes SASHK-ut dhe Qeverisë

Story i radhës

RTVM shqyrton mundësinë për ta tërhequr Andrean nga Evrovizioni

Të fundit nga

ShkoLartë