Ka përfunduar takimi i Albin Kurtit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Të njëjtin nuk janë prononcuar për medie.
Temë kryesore e takimit u raportua se ishin zhvillimet në veri.
Poashtu në takim u diskutua mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve.
Takimi ndodhi një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.