Përfundon takimi në Ministrinë e Shëndetësisë – kjo është zgjidhja që premtohet për mjekët amë!

I shikojmë prioritetet dhe premtojmë se do t’u dalim në ndihmë edhe pacientëve por edhe mantelbardhëve. Krahas që do t’i mbajmë ekipet mjekësore ekzistuese, do t’i shtojmë të njëjtat duke siguruar pagë të denjë si për mjekët ashtu edhe për infermierët.

Kështu premtoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski pas takimit me Shoqatën e Mjekëve Amë të cilët sot, në shenjë proteste mbyllën ambulancat që ofrojnë shërbim mjekësor primar.

“Si për fillim u morëm vesh që nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga ana e Shoqatës së Mjekëve Amë në kohë sa më të shpejtë do të formohen grupe të punës ku konkretisht do të vazhdojmë me vërtetimin e priorioriteteve”, tha Rendevski, transmeton TV21.

Thotë se për një javë sa ka ardhur në funksionin e zëvendësministrit, ka arritur të konfirmojë se vërejtja fillestare e dhënë nga Shoqata e Mjekëve Amë, është e saktë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Historiografia e sotme ruse nën Putinin ndjek tërësisht historiografinë cariste sovjetike!

Story i radhës

Versionet 100 të Chrome dhe Firefox mund të shkaktojnë probleme për uebsajtet

Të fundit nga