perfundon protesta e 70 te kunder qeverise qytetaret mbyllin marshimin para kryeministrise 6a77a4d4209ec

Përfundon protesta e 70-të kundër qeverisë, qytetarët mbyllin marshimin para Kryeministrisë

August 8, 2026
1 minut lexim

Ka përfunduar marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u nisën nga Kryeministria dhe vijuan marshimin përgjatë Bulevardit “Bajram Curri”, në drejtim të zonës së Vasil Shantos.

Më pas, ata vijuan lëvizjen në Bulevardin “Gjergj Fishta”, për t’u rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Pikërisht aty, qytetarët mbyllën protestën e 70-të, pas disa orësh marshimi në rrugët e kryeqytetit.

Ashtu si në netët e mëparshme, gjatë protestës nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në fund, protestuesit përsëritën thirrjen “Nesër më shumë!”, duke u bërë apel qytetarëve brenda dhe jashtë vendit që t’u bashkohen protestave.

Një tjetër thirrje e protestuesve ishte pjesëmarrja në protestat kombëtare të paralajmëruara për datat 14, 15 dhe 16 gusht, ku pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme e shqiptarëve nga diaspora.

Nga sheshi, protestuesit deklaruan se shumë emigrantë kanë zgjedhur të rikthehen në Shqipëri gjatë këtyre ditëve jo për pushime, por për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tetova ne prag te vendimit per emrat e rinj te rrugeve ne shtator kalojne ne qeveri 6a778dcef0fa5
Lajmi i mëparshëm

Tetova në prag të vendimit për emrat e rinj të rrugëve: Në shtator kalojnë në Qeveri

perkeqesohet gjendja shendetesore e ish presidentit amerikan joe biden 6a77a531e1ba0
Lajmi i radhës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden

Të fundit nga

ShkoLartë