perfundon protesta e 18 te mijera qytetare mbyllin marshimin ne sheshin skenderbej rama jepe doreheqjen 6a3316d1ca3e4

Përfundon protesta e 18-të, mijëra qytetarë mbyllin marshimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!

June 17, 2026
1 minut lexim

Ka përfunduar protesta e 18-të qytetare në Tiranë, pas disa orësh qëndrimi para kryeministrisë dhe marshimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Mijëra qytetarë, pasi nisën marshimin nga zona para Kryeministrisë, vijuan lëvizjen drejt “Vasil Shantos”, më pas drejt zonës së “Pallatit me Shigjeta”, “21 Dhjetorit” dhe rrugës së Kavajës, për t’u rikthyer më pas në sheshin “Skënderbej”, ku edhe u mbyll tubimi.

Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhi kryesor i përsëritur ka qenë “Rama jep dorëheqjen!”.

Image

Protesta në Tiranë

U dëgjuan edhe thirrje të tjera të protestës, “Revolucion”, “Poshtë patronzhistët”, si edhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Përveç thirrjeve politike, në rrugët e Tiranës nuk kanë munguar edhe këngët patriotike, ndërsa qytetarët kanë parakaluar me flamuj dhe pankarta në duar.

Image

Protesta në Tiranë

Protesta e sotme nisi me grumbullimin e qytetarëve para kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga protestues, studentë, aktivistë dhe pensionistë, përpara se turma të niste marshimin nëpër kryeqytet.

Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe në ditët në vazhdim. “Nesër më shumë”, ka qenë thirrja e tyre nga sheshi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

daut haradinaj mandatin e deputetit ia le kolegeve do te vazhdoj angazhimin per kosoven ne forma te tjera 6a33165337063
Lajmi i mëparshëm

Daut Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

g7 mbyllet me fokus ukrainen zelensky premtimet duhet te kthehen ne veprime 6a33173a318e1
Lajmi i radhës

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

Të fundit nga

ShkoLartë