Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Chelseat dhe Bournemouthit, ku nikoqirët hyjnë drejt zhveshtores me epërsi solide.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea po avancon me rezultat 2:0 kundër Bournemouthit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Kai Havertz, i cili kalon skuadrën e Graham Potter në epërsi prej 1:0 në minutën e 16’.
Ndërkaq, epërsinë e Chelseat e thelloi Mason Mount, i cili në minutën e 24’ të ndeshjes shënon për 2:0.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2:0 në favor të Chelseat.