Përfundon pa marrëveshje edhe një takim mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit

SASHK-u dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës përsëri nuk kanë arritur të dakordohen, ndërsa bisedimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim, ndërsa greva vazhdon edhe më tej të mbetet në pezullim. Kryetar i Sindikatës, Jakim Nedellkov tha se ka përparime në bisedimet me ministrinë e arsimit, por megjithatë ende nuk kanë arritur të dakordohen përfundimisht.

Ai shtoi se gjatë takimit të sotshëm nuk kanë biseduar nëse do të shtyhet viti shkollor apo jo, ndërsa theksoi se mbetet problematike mëditja ditore tek të punësuarit në çerdhe, pasi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk do të paguaj të njëjtën.

Bisedimet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit do të vazhdojnë të dielën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zëvendësministri Bushi: Policia e RMV-së është e rreshtuar krah për krah me policitë e vendeve evropiane

Story i radhës

Në lidhje të re dashurie? Ish-banori i BB VIP tregon “të dashurën”: Këtu me mua është… (FOTO LAJM)

Të fundit nga