Përfundon numërimi në Bulqizë, Fatos Hoxha zgjidhet kryetar i degës së PD

April 26, 2022
1 minut lexim

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bulqizë, ku është zgjedhur kryetari i ri i degës së Partisë Demokratike.

Me një shumë prej 558 votash, Fatos Hoxha është zgjedhur ktyetar dege, duke lënë pas kështu Shaqir Manjanin me 442 vota, ndërsa të pavlefshme ishin 8 prej tyre.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Bulqizë, është shoqëruar me përplasje fizike, ku mbështetës të kandidatëve  Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani janë përplasur në ambientet e Kinemasë së qytetit duke shqyer edhe derën e saj me qëllim futjen brenda ambienteve të votimit, pasi nuk kishin emrat në listë.

Zgjedhjet në Bulqizë ishin planifikuar të mbaheshin të dielën, por u shtynë për shkak të tensioneve që u shkaktuan nga listat e parregullta.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërmet në Bosnje

Story i radhës

Ngjarjet e datës 27 prill

Të fundit nga

ShkoLartë