Përfundon numërimi i votave për kreun e PD-së në Divjakë, ja kush është drejtuesi i ri

1 minut lexim

Ka përfunduar ditën e sotme numërimi për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Divjakë.

Elizabeta Rredhi është zgjedhur kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Divjakë. Mësohet se Rredhi mori 240 vota kundrejt Gjergji Jankos.

Ndërkohë më herët kanë filluar zgjedhjet për kryetarë dege të PD në Berat, Përrenjas, Librazhd, Tiranë, Korçë dhe Krujë, por kanë hasur dhe kundërshtime.

Deputetët që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit kërkojnë pezullimin e procesit deri në gjetjen e një akordi mes palëve brenda selisë blu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një numër fati për secilën shenjë horoskopi

Story i radhës

Shkup, nëna raporton se një 20-veçar ka përdhunuar vajzën e saj të mitur

Të fundit nga