Përfundon në dhunë protesta në Kinë për llogaritë e ngrira bankare

min lexim

Roje të paidentifikuara sigurie sulmuan turmën prej të paktën 1,000 njerëzish që kërkonin kursimet e tyre në provincën e Henan.

Një protestë madhore e rrallë në provincën qendrore kineze të Henan u shpërnda dje me dhunë nga policë me veshje civile, mes skandalit të pashpjegueshëm financiar në sistemin bankar të vendit.

Më shumë se 1,000 protestues u mblodhën dje para degës së bankës shtetërore në Zhengzhou duke kërkuar akses në llogaritë e tyre të ngrira, që u janë mohuar nga bankat rurale.

Në disa pamje të zotëruara nga e përditshmja britanike The Guardian tregoheshin protestues që u kërkonin autoriteteve kursimet e tyre, disa prej të cilëve duke mbajtur pankarta ku thuhej: “Banka e Henan, më jep paratë e mia!”, ndërsa të tjera kërkonin ndërhyrjen e kryeminstrit të vendit Li Keqiang.

Roje sigurie me bluza të bardha ndërhynë duke u konfrontuar me protestuesit, duke i tërhequr e duke i rrahur ata. Një burrë me sy të enjtur tha se ishte rrahur nga “gangsterë” dhe se ishte tërhequr drejt një autobusi nga policia.

Incident u ndoq nga afër prej përdoruesve të mediave sociale kineze dhe bënin thirrje për ambasadën amerikane, që të kushtohej vëmendje ndaj problemit të viktimave.

Në prill sipas autoriteteve, një numër depozituesish kishin tërhequr kursimet e tyre duke shkaktuar mangësi të parave të thata dhe prej atëherë kishin nisur protesta për kthimin e parave.

Ndërsa në qershor, disa protestues raportonin se kodet e tyre personale shëndetësore – të cilat janë tashmë të detyrueshme në shumë qytete kineze – ishin bërë “të kuqe” që do të thotë se ishin pozitivë me Covid.

Ata dyshonin se zyrtarët kishin bërë qëllimisht kushtëzimet, me qëllim të t’i dekurajonin nga ankesat e protestat.

Një prej viktimave, zonja Yang, e cila kishte 499,500 juan ($80,000) në një prej bankave, tha se më 18 prill nuk kishte më akses në paratë e saj.

“10 ditë pas ankesës mora kodin e kuq,” tha ajo për të përditshmen Guardian. “Qeveria duhet të në mundësojë tërheqjen e parave që të vijojmë jetën normalisht”, tha ajo.

Bankat e provincës së Henan thanë dje se po përshpejtojnë planet për zgjidhjen e krizës financiare për të “mbrojtur interesat e të drejtat ligjore të qytetarëve”.

Më herët policia bënte me faj “banda kriminale” që kishin bërë transferta dhe hua të paligjshme, si dhe drejtues të korruptuar që kishin bërë manipulime prej vitit 2011 në Henan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Temperaturat e larta, pushuesit shkodranë frekuentojnë liqenin pranë fshatit Zogaj

Story i radhës

Pas 18 korrikut, kjo shenjë e horoskopit do të përjetojë emocione të forta dhe ngritje profesionale

Të fundit nga