perfundon mbledhje e deputeteve te opozites ne kukes berisha u moren disa vendime te dielen vota firmos nisjen e ndryshimit 65099215f1d1c

Përfundon mbledhje e deputetëve të opozitës në Kukës, Berisha: U morën disa vendime, të dielën vota firmos nisjen e ndryshimit

September 19, 2023
1 minut lexim

Ka përfunduar mbledhja e grupit të deputetëve të Sali Berishës në Kukës.

Në një prononcim për mediat Berisha tha se në këtë mbledhje u morën disa vendime, që sipas tij do të jetë Gazment Bardhi që do t’i ndajë për publikun.

Sakaq, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit që të dielën të votojnë kandidatin e tij Emri Vata.

“U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit.

Është rasti t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve, kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë. Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme.”, u shpreh Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

formacionet zyrtare te teuta skenderbeu 650992107aef3
Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare të Teuta – Skënderbeu

danimarka do ti dhuroje ukraines 45 tanke te tjera 650997007b31e
Story i radhës

Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës 45 tanke të tjera

Të fundit nga

Yllit të Chelseat ia marrin makinën

Mesfushori i Chelseat, Moises Caicedo është përballur me policinë e Londrës gjatë këtyre ditëve. Atij i është marrë makina, pasi dyshohet se e ngiste pa patentëshoferë. Caicedo ishte duke shkuar në stërvitje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë