Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku është marrë vendimi për paraqitjen e një kërkese për hetim parlamentar lidhur me atë që PD e cilëson si “afera KAYO”.
Vendimi vjen pas denoncimeve të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të shoqëruara, sipas PD-së, me përgjime konkrete.
Grupi parlamentar i PD-së pritet ta formalizojë kërkesën për nisjen e hetimit parlamentar, ndërsa në fokus do të jetë verifikimi i akuzave dhe pretendimeve të ngritura lidhur me aferën e dyshuar.
Denoncimet e Ahmetajt kanë hapur një debat të ri politik, ndërsa opozita kërkon që çështja të hetohet në mënyrë institucionale përmes mekanizmit parlamentar.
Burimi: botasot.info


