varrimi shteteror i mladiqit trondit be ne sdihet a shkon von der leyen ne beograd 6aa02f50b3a6b

​Varrimi shtetëror i Mladiqit trondit BE-në, s’dihet a shkon Von Der Leyen në Beograd

September 8, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Evropian e ka kritikuar ashpër Serbinë pas pamjeve tronditëse nga funerali i kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, ku morën pjesë edhe ministra e zyrtarë ushtarakë serbë. Komisioni Evropian e ka cilësuar ngjarjen si një dështim të Beogradit për t’u përballur me kapitujt e errët të historisë dhe si një shuplakë ndaj vlerave thelbësore evropiane.

Zëdhënësit e Komisionit konfirmuan sot në konferencën e rregullt për media se glorifikimi i personave përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nuk ka vend në një shtet që aspiron anëtarësimin.

Pas kritikave të hapura nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq për vonesën në reagim nga krerët e BE-së, zëdhënësja e Komisionit mbrojti qëndrimin e institucionit, duke theksuar se dënimi i këtyre akteve kishte qenë i qartë dhe i prerë edhe para mbajtjes së funeralit.

Ndërkohë, vizita e planifikuar e Presidentes Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm është mbuluar nga misteri, pasi ende nuk konfirmohet nëse Serbia do të jetë pjesë e turit të saj. Kjo, derisa u bë me dije se hapja e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit të Serbisë, e cila kishte marrë dritën jeshile teknike në muajin korrik, tani pritet të rishqyrtohet nga shtetet anëtare. Përfaqësuesit e BE-së paralajmëruan se vendimi përfundimtar do të duhet të reflektojë këto zhvillime të fundit politike që dëshmojnë një hap mbrapa të shtetit serb.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon mbledhja e grupit te pd se kerkese per hetim parlamentar per aferen kayo 6aa02ef16d19a
Lajmi i mëparshëm

Përfundon mbledhja e Grupit të PD-së, kërkesë për hetim parlamentar për aferën KAYO

oda e avokateve ka hapur procedure per licencen e avokatit te denuar fehmi stafa 6aa0340d56740
Lajmi i radhës

Oda e Avokatëve ka hapur procedurë për licencën e avokatit të dënuar Fehmi Stafa

Të fundit nga

ShkoLartë