perfundon kampi per djem vazhdon per vajza 687bf47627862

Përfundon kampi për djem, vazhdon për vajza

July 19, 2025
1 minut lexim

Pas pesë ditësh pune intensive dhe atmosfere të shkëlqyer, sot ka përfunduat NLB Kampi Veror i hendbollit për djem.

Por nuk ka përfunduar ky aktivitet shumë i rëndësishëm veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Prej sot vazhdon NLB Kampi Veror për vajza.

Në ceremoninë e mbajtur të shtunën në mesditë në palestrën “Dresha” në Banjë, të pranishëm ishin presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Cakalli, sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Muhamet Arifi dhe përfaqësues të NLB Bankës.

Pjesa e parë e kampit është vlerësuar shumë e sukseshme nga pjesëmarrësit dhe përgjegjësit.

Pos hendbollistëve të rinj të klubeve të vendit, pjesë e kampit ishte edhe Kombëtarja U19, hendbollistë nga diaspora dhe ata nga Shqipëria.

Sot punën e nisën vajzat, ndërsa pos kampisteve në Banjë të Pejës po qëndrojnë edhe lojtaret e Kosovës U17.

Drejtor teknik i kampit është Isak Osmani, ndërsa kordinator i punës me vajza është Faruk Shala, trajner i Istogut dhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne lezhe kembesorja perplaset nga automjeti dhe transportohet menjehere ne spital 687bf3fe131a4
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Lezhë, këmbësorja përplaset nga automjeti dhe transportohet menjëherë në spital

rinia per vetevendosje u anetaresua ne young european socialists yes 687bf4795fa5d
Lajmi i radhës

Rinia për Vetëvendosje! u anëtarësua në Young European Socialists (YES)!

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë