rinia per vetevendosje u anetaresua ne young european socialists yes 687bf4795fa5d

Rinia për Vetëvendosje! u anëtarësua në Young European Socialists (YES)!

July 19, 2025
1 minut lexim

Sot, në Kongresin e 17-të të YES që po mbahet në Paris, Rinia për Vetëvendosje!, 255 vota PËR, 1 Abstnenim, u votua si anëtare e organizatës më të madhe të rinisë socialdemokrate në Evropë, Young European Socialists.

“YES është organizata rinore e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), grupit politik më të madh socialdemokrat në Evropë, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! është anëtare nga nëntori i vitit 2023. Ky anëtarësim i dyfishtë, i partisë dhe i rinisë së saj, forcon lidhjet tona me familjen progresiste evropiane dhe e bën Kosovën pjesë të proceseve të rëndësishme politike kontinentale.

Ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e Lëvizjes sonë, fuqizimin e zërit të rinisë sonë në arenën evropiane dhe bashkëpunimin me organizata progresiste nga mbarë kontinenti.

Me këtë, rinia jonë bëhet pjesë e një rrjeti të fuqishëm që angazhohet për barazi e drejtësi, duke çuar përpara vlerat për të cilat angazhohemi çdo ditë edhe në Kosovë.

Nga Këshilli Botëror i IUSY në Prishtinë, në Kongresin e YES në Paris, Rinia për VETËVENDOSJE! tashmë është anëtare e dy organizatave më të mëdha të rinisë progresiste në botë”, thuhet në njoftim..

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon kampi per djem vazhdon per vajza 687bf47627862
Lajmi i mëparshëm

Përfundon kampi për djem, vazhdon për vajza

nuk ndalet dhuna ne jug te sirise vazhdojne perleshjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze 687bf5a14c3e2
Lajmi i radhës

Nuk ndalet dhuna në jug të Sirisë, vazhdojnë përleshjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë