perfundon hetimi per aksidentin ne bullgari ja detajet 61f0584887998

Përfundon hetimi për aksidentin në Bullgari, ja detajet

January 25, 2022
1 minut lexim
aksident autobus 0

Shërbimi hetues nacional bullgar e mbylli rastin për aksidentin në autostradën Struma në të cilin humbën jetën 45 persona, deklaroi për BGNES shefi i shërbimit, Borisllav Sarafov, ndërsa përgjegjësia për aksidentin është e shoferit i cili e drejtonte autobusin.

“Shkaku është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga ana e shoferit. Por edhe shpejtësia e madhe, të themi, joadekuate, por jo edhe mbi sa lejohet”, tha Sarafov.

Shefi i Shërbimit hetues nacional bullgar për BGNES shton se mbetet të bëhet urdhër gjyqësor në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen të afërmit e viktimave se kanë të drejtë të bëjnë mbikëqyrje në materialeve.

Më 23 nëntor të vitit 2021 në orët e hershme të mëngjesit, autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili nga Stambolli kthehej me turistë, goditi rrethojën e autostradës Struma, te fshati Bosnek, me çka humbën jetën 45 persona.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kovacevski borissov te vazhdoje perkrahja nga bullgaria per anetaresimin e maqedonise se veriut ne be 61f053495ee16
Story i mëparshëm

Kovaçevski – Borissov: Të vazhdojë përkrahja nga Bullgaria për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

rusia shton alexei navalnin ne listen e terroristeve 61f05afbd3a40
Story i radhës

Rusia shton Alexei Navalnin në listën e terroristëve

Të fundit nga

ShkoLartë