Përfundon asfaltimi i rrugës ‘Agim Ramadani’

May 5, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka përfunduar asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani”, një ndër arteriet kryesore të kryeqytetit, e cila pritet të rihapet për qarkullim të hënën në mëngjes. Punimet janë zhvilluar gjatë dy ditëve të fundjavës, ku është përfshirë shtresa e re e asfaltit dhe sinjalistika.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve janë vijat e verdha të kryqëzuara që janë shënuar në afërsi të semaforëve pranë Kuvendit të Kosovës. Ky është një sistem i njohur ndërkombëtarisht si “Yellow Box Junction” apo në shqip “Kutia e verdhë”, i cili vjen nga modeli anglez dhe për herë të parë është zbatuar në Londër në vitet 1960.

Qëllimi i këtij sistemi është të shmanget bllokimi i kryqëzimeve në rrugë me ngarkesë të lartë qarkullimi. Sipas rregullit bazë, automjetet nuk duhet të hyjnë në zonën e vijëzuar nëse nuk kanë hapësirë të lirë për të kaluar tërësisht kryqëzimin, edhe nëse drita e semaforit është e gjelbër.

Nga Komuna e Prishtinës deri tani nuk është dhënë ndonjë deklaratë zyrtare apo udhëzim shtesë për qytetarët lidhur me funksionin dhe zbatimin e “Kutitë së verdhë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Forcat siriane të sigurisë ‘mbikëqyrën’ civilët e armatosur që vranë alavitët, thotë një i akuzuar

Story i radhës

Zhgënjim, ankth dhe pasiguri! 3 shenjat më të pafata të horoskopit për javën që vjen!

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë