Qyteti i Shkupit njofton se përfundoi thirrja publike për subvencione për trotinete elektrike. Aplikimi për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave është ende në vijim, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.
“Për trotinetet elektrike, mjetet të cilat i subvencionon Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30% të vlerës së një trotineti, por jo më shumë se 8.000.00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Në vijim është thirrja publike për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave. Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit që të përdorin biçikleta dhe trotinete elektrike, gjë me të cilën do të zvogëlohet ndotja e shkaktuar nga trafiku”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.
Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendim për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e trotineteve elektrike dhe biçikletave. Me vendimin për herë të parë parashikohen subvencione për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit.