Përfshihet nga flakët stalla me bagëti në Lezhë

March 18, 2025
1 minut lexim

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.

Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Autoritetet po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Në Shkup tubohen shumë qytetar për nderim të viktimave në Koçan

Story i radhës

Kurti takoi prodekanin e universitetit në Dallas, Martin L. Camp

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë