Përfshihet nga flakët oborri i banesës në Gjirokastër/ Policia nis hetimin, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Oborri i një banese në lagjen Zinxhiria në Gjirokastër është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte.

Sipas informacioneve nga gazetarja Brikena Metaj, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi janë në emigrim.

Ndërkohë që pas njoftimit për zjarr, mjeti i zjarrfikëses është nisur drejt banesës dhe ka vënë nën kontroll flakët.

Lagjja Zinxhira njihet edhe zi zonë ku banon komuniteti rom, teksa ende nuk dihet shkaqet e zjarrit.

Policia ka ngritur një grup hetimi i cili po punon për të zbardhur detajet.

Story i mëparshëm

Maqedonia ka vetëm një pilot për aeroplanët zjarrfikës

Story i radhës

Slot me mision në Gjermani

Të fundit nga